Turqia ka regjistruar 93 viktima në 24 orët e fundit nga Coronavirusi

Turqia ka regjistruar 93 viktima në 24 orët e fundit nga Coronavirusi

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 7.706 raste të tjera të Coronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 671 pacientë simptomatikë, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,57 milionë, prej të cilëve 27.377 kanë vdekur, përfshirë 93 viktima brenda ditës së fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Po ashtu, 7.215 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2,46 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Mbi 31,41 milionë teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me mbi 123 mijë teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike ra në 1.235.

Turqia filloi fushatën e vaksinimit më 14 janar, duke filluar me punonjësit shëndetësorë së bashku me zyrtarët e lartë, për të inkurajuar popullin të ketë besim në vaksinim. /Insajderi.com