Turqia kërcënon se do të marrë aksione legale ndaj karikaturave të Erdogan nga Charlie Hebdo

Turqia kërcënon se do të marrë aksione legale ndaj karikaturave të Erdogan nga Charlie Hebdo

Turqia është zotuar të ndërmarrë “veprime ligjore, diplomatike” mbi një karikaturë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në revistën Franceze Charlie Hebdo.

Karikatura përshkruan presidentin e Turqisë duke ngritur veshjen e një gruaje të mbuluar.

Media shtetërore thotë se prokurorët turq kanë filluar një hetim zyrtar mbi revistën satirike.

Tensionet midis Francës dhe Turqisë janë të larta pasi Presidenti Emmanuel Macron premtoi një qëndrim më të ashpër kundër Islamit radikal.

Erdogan, i cili ka filluar veprime ligjore edhe kundër një deputeti anti-Islam në Hollandë për një karikaturë të veçantë, u ka bërë thirrje turqve të bojkotojnë mallrat franceze dhe tha se Z. Macron kishte nevojë për “kontroll mendor”.

Mosmarrëveshja ka bërë jehonë në të gjithë botën, duke nxitur bojkot dhe protesta kundër Francës në disa vende me shumicë myslimane duke përfshirë Bangladeshin, Kuvajtin, Jordaninë dhe Libinë./Insajderi.com

Burimi: BBC News