Turqia kundërshton deklaratën e ShBA-së për Mesdheun Lindor

Turqia kundërshton deklaratën e ShBA-së për Mesdheun Lindor

Turqia sot kundërshtoi fuqishëm deklaratën e fundit të SHBA-së mbi veprimtarinë e saj kërkimore në Mesdheun Lindor, duke e quajtur atë një “paqëndrueshmëri serioze”, transmeton Insajderi.

“Është një paqëndrueshmëri serioze që SHBA të kritikojnë aktivitetet kërkimore të anijes sizmike Oruç Reis të bëra në shelfin kontinental të Turqisë, pasi SHBA tha më herët se Harta e Seviljes, që përfaqësonte pretendimet maksimale të juridiksionit detar të Greqisë dhe Qipros Greke në Mesdheun Lindor, nuk ka vlefshmëri ligjore”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Turqisë, Hami Aksoy, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklarata erdhi menjëherë pasi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, përshkroi veprimtarinë kërkimore të Turqisë në Mesdheun Lindor si një “provokim”.

“Nuk është Turqia që përshkallëzon tensionet në Egje dhe Mesdhe, por më tepër Greqia dhe Qiproja Greke”, shtoi Aksoy. /Insajderi.com