Turqia lëkundet nga një tërmet i fuqishëm

Turqia lëkundet nga një tërmet i fuqishëm

Turqia është lëkundur nga një tërmet i fuqishëm të shtunën, transmeton Insajderi.

Siç ka bërë të ditur Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive, tërmeti me fuqi prej 5.2 shkallësh të Rihterit ka goditur brigjet e provincës bregdetare të Antalias.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 93.3 kilometra.

Aktualisht nuk raportohet për viktima apo dëmtime të ndërtesave.

Ndryshe, Turqia shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Në fund të tetorit, nga një tërmet që e goditi rajonin e Izmirit mbetën të vdekur 117 persona në Turqi dhe 2 në Greqi./Insajderi.com