“Turqia nuk do t’i lejojë organizatat terroriste të hapin korridore në veri të Sirisë”

Presidenti turk, Rexhep Tajip Ergodan ka thënë se Turqia nuk do të lejojë që organizatat terroriste kurde të hapin korridore në veri të Sirisë.

“Turqia nuk do t’i lejojë organizatat terroriste të hapin korridore në veri të Sirisë”

Erdogan deklaroi se hapja e këtyre korridoreve është e iniciuar nga disa vende të tjera, dhe kjo paraqet kërcënim për vendin e tij.

“Aktualisht këto shqetësime në lidhje më copëtimin mbretërojnë tek çdokush, ashtu edhe tek ne. Sepse disa prej tyre mbështesin përpjekjet e YPG-së dhe PYD-së për të vendosur një korridor në veri të Sirisë.

E kush janë ata përkrahës e dini vet ju, e dimë edhe ne. Turqia edhe më herët ka thënë se nuk do të lejoj formimin e një korridori të tillë në veri të Sirisë. Sepse një korridor i formuar aty, për ne paraqet kërcënim dhe shqetësim”, deklaroi presidenti i Turqisë, në një konferencë për media në Aeroportin e Ankarasë.

Erdogan ishte nisur në një udhëtim zyrtar për në Bregun e Fildishtë, ku do të takohet me udhëheqësit më të lartë të vendit afrikan.