Turqia paralajmëron SHBA: Mund ta ndalojmë përdorimin e bazave

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka sugjeruar sot që Shtetet e Bashkuara mund të ndalohen të përdorin dy baza strategjike ajrore në Turqi në përgjigje të sanksioneve të mundshme amerikane kundër Ankarasë zyrtare.

Turqia paralajmëron SHBA: Mund ta ndalojmë përdorimin e bazave

Komenti i Cavusoglu erdhi pas raporteve që ligjvënësit amerikanë ranë dakord për një ligj mbrojtës që përfshin thirrje për sanksionime ndaj Turqisë për shkak të vendimit për të blerë sistemet e mbrojtjes raketore ruse S-400, transmeton KosovaPress.