Ai nuk e shtjelloi më shumë këtë proces, por i tha agjencisë “Anadol" />

Turqia planifikon hetim ndërkombëtar për rastin Khashoggi

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se Turqia po përgatit masa për të nisur një hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Turqia planifikon hetim ndërkombëtar për rastin Khashoggi

Ai nuk e shtjelloi më shumë këtë proces, por i tha agjencisë “Anadolu” se Ankaraja tashmë ka përgatitur bazën për një hetim ndërkombëtar dhe së shpejti do të ndërmerren hapat e nevojshëm.

Kolumnisti i “Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili kritikonte Princin e Kurorës saudite u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Arabia Saudite po gjykon 11 persona, përfshirë disa nga rrethi i ngushtë i Princit të Kurorës, dhe po kërkon dënim me vdekje kundër pesë prej tyre, raporton Asocciated Press.