Turqia po i ndryshon librat e shkollave, ua vendos shaminë grave në fotografi

Turqia po i ndryshon librat e shkollave, ua vendos shaminë grave në fotografi

Një tekst shkollor i prezantuar nga qeveria turke, ka marrë kritika të mëdha pasi që u bën publike fotografi të grave, të cilave përmes fotoshopit, i ishte vendosur shamia në kokë.

Libri i gjuhës gjermane i quajtur “Gjermanishtja është qejf”, nga i cili mësojnë nxënësit e klasës së 11’të të gjimnazit, nga ngjallur kritika të mëdha, raporton Euro News.

Në ballinë, e cila mund të gjendjet në uebsajtin e Ministrisë së Edukimit, gjenden fotografi të ndryshme, në të cilat shfaqen nxënës e gra të ndryshme.

Por njëra nga këto fotografi është ndryshuar përmes fotoshopit.

Fotografia origjinale është marrë nga Shutterstock, një platformë e internetit, në të cilën mund të gjeni fotografi të nxënësve dhe studentëve.

Gjithsesi, një vajzë bionde, në fotografinë origjinale të Shutterstock, zhduket, duke u zëvendësuar nga një grua me shami, e që e gjitha është bërë përmes programit Fotoshop.

Pastaj, në të njëjtin libër, në faqen 62, gjendet një fotografi e një familje të lumtur.

Gruaja në fotografi, shfaqet me një shami në kokë, e cila është mbulesë islame.

Por në fotografinë origjinale, të publikuar në Shutterstock, gruaja e njëjtë nuk mban shami në kokë, duke na lënë të kuptojmë se në të është intervenuar përmes fotoshopit.