“Turqia pranë Katarit në këtë periudhë të vështirë”

“Turqia pranë Katarit në këtë periudhë të vështirë”

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim ka deklaruar se vendi i tij në këtë periudhë të vështirë është pranë Katarit.

Ai këtë e bëri të ditur gjatë një takimi me ministrin e Ekonomisë dhe Tregtisë të Katarit, sheikun Ahmed bin Casim bin Muhammed Al Thani.

Sipas një deklarate nga Zyra për shtyp e kryeministrisë mësohet se kryeministri Yıldırım ka pritur në një takim në rezidencën Çankaya në Ankara ministrin e Ekonomisë dhe Tregtisë të Katarit, sheikun Ahmed bin Casim bin Muhammed Al Thani.

Në deklaratë thuhet se palët në takim kanë shprehur dëshirën për të rritur edhe më tej bashkëpunimin dypalësh në çdo fushë kryesisht në ekonomi.

Me këtë rast Yildırım i ka thënë ministrit Al Thani se Turqia në këtë periudhë të vështirë ndodhet pranë Katarit, raporton AA.

Ndër të tjera njoftohet se delegacioni mysafir ka shprehur falënderimet për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Katarit.

Në takim është rikonfirmuar vullneti i Katarit për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, përfshirë edhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.