Turqia raporton 120 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia raporton 120 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 7.795 raste të tjera të Coronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 630 raste simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2.49 milionë, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga pandemia po ashtu është rritur në 26.237, me 120 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Po ashtu me 8.639 pacientë të tjerë të shëruar nga virusi, numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka tejkaluar shifrën 2.37 milionë.

Autoritetet shëndetësore turke gjatë ditës së fundit kanë kryer 140.120 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në mbi 29.9 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve në gjendje kritike po ashtu ka ra në 1.592. /Insajderi.com