Turqia raporton 165 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia raporton 165 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Turqia raportoi 6.436 infeksione të tjera me Coronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 803 raste simptomatike, transmeton Insajderi.

Numri i rasteve të reja vazhdoi të shënojë rënie, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve arriti në mbi 2,38 milionë me shifrat e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, 8.812 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në mbi 2,26 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 23.997, me 165 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 148.636 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 27,37 milionë.

Të dhënat e fundit thonë se numri i pacientëve në gjendje është ulur në 2.201, në krahasim me 2.265 sa ishte një ditë më parë. /Insajderi.com