Turqia raporton 191 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia raporton 191 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia raportoi 13.830 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 1.458 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 2.283.931 me shifrat e fundit, treguan të dhënat, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, 8.702 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 2.164.040, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 22.070, me 191 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 182.645 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në afro 25,5 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 3.303.

“Numri i pacientëve në gjendje të rëndë vazhdon të bjerë në një mënyrë të kënaqshme. Ka një trend të rënies së numrit të viktimave. Do të fitojmë me luftë dhe masa së bashku”, shkroi në Twitter ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca. /Insajderi.com