Turqia raporton 211 viktima nga Coronavirusi në 24 orët e fundit

Turqia raporton 211 viktima nga Coronavirusi në 24 orët e fundit

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 49.584 raste të tjera të Coronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 2.003 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3.5 milionë, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve po ashtu është rritur në 32.667, përfshirë 211 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Institucionet shëndetësore tregojnë se 28.498 pacientë të tjerë fituan betejën e tyre kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 3.1 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 40 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 271.547 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 2.407.

Sipas shifrave zyrtare, që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, Turqia në mbarë vendin ka administruar mbi 17.6 milionë vaksina, 7.3 milionë e të cilave janë dhënë si doza të dyta. /Insajderi.com