Turqia raporton mbi 29 mijë raste të reja me Coronavirus

Turqia raporton mbi 29 mijë raste të reja me Coronavirus

153 pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Turqi, ndërsa janë konfirmuar 29 mijë e 81 raste të reja, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në pothuajse 3,15 milionë, kurse numri i të vdekurve në 30 mijë e 772.

Gjithashtu, 20 mijë e 208 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2,92 milionë të shëruar.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në një mijë e 810 pacientë sipas shifrave të fundit./Insajderi.com