Turqia regjistron 139 viktima të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19

Turqia regjistron 139 viktima të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19

Turqia raportoi 6.017 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 3.812 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 446.822, ndërsa numri i të shëruarve në 374.637, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 12.358, me 139 viktima të reja.

Ndërkaq, mbi 155 mijë teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 17 milionë.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 4.217, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një postim në Twitter tha se “ne duhet të ndjekim masat me përpikëri” në mënyrë që restrikcionet të japin rezultate pozitive.

Duke filluar nga kjo javë, Turqia ka vendosur orë policore të pjesshme gjatë fundjavës si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e virusit. /Insajderi.com