Turqia regjistron 259 viktima në 204 orët e fundit nga COVID-19

Turqia regjistron 259 viktima në 204 orët e fundit nga COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 19.650 raste të tjera dhe 259 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Rastet e reja të raportuara brenda ditës së fundit përfshijnë 3.192 pacientë simptomatikë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Turqi ka arritur në mbi 2.08 milionë, përfshirë 18.861 viktima, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i pacientëve të shëruar po ashtu është rritur në 1.901.307, përfshirë 32.392 pacientë të shëruar brenda 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore turke gjatë ditës së fundit kanë kryer 202.209 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer mbi 23.03 milionë teste.

Numri i pacientëve në gjendje kritike që po trajtohen në spitalet turke aktualisht është 4.901.

“Rënia e numrit të rasteve aktive është kënaqëse. Ne po ashtu do të ulim numrin e rasteve të reja në përputhje me kufizimet dhe masat”, shkroi në Twitter Fahrettin Koca, ministër i Shëndetësisë. /Insajderi.com