Turqia regjistron 73 viktima nga Cocid-19, gjatë 24 orëve të fundit

Turqia regjistron 73 viktima nga Cocid-19, gjatë 24 orëve të fundit

Në Turqi, janë regjistruar 1.665 raste të reja infektimesh nga koronavirusi, raporton Anadolu Agency, transmeton Insajderi.

Ndërsa të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 1.318 persona, duke çuar numrin e përgjithshëm të personave të shëruar, në 273.282 persona.

Sipas të dhënave nga Ministria turke e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuar me koronavirus, ka shkuar  në 311.455 persona.

Në anën tjetër, gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 73 persona, duke çuar numrin total në 7.858 personave, që kanë humbur betejën me pandeminë.

Ndërsa, në tretman mjekësor me terapi intensive, janë 1.601 persona. /Insajderi.com