
Turqia raportoi 40.444 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 2.728 pacientë simptomatikë, dhe 341 vdekje të tjera, transmeton Insajderi.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4,75 milionë, kurse numri i të vdekurve në 39.398, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 45.198 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 4,21 milionë.
Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 3.558, treguan shifrat e fundit.
Mbi 46,71 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 283.261 gjatë ditës së kaluar. /Insajderi.com