Turqia regjistron mbi 61 mijë raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit

Turqia regjistron mbi 61 mijë raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit

Turqia raportoi 61.400 raste të reja me Coronavirus, duke përfshirë 2.845 pacientë simptomatikë, dhe 297 vdekje të tjera, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4,08 milionë, kurse numri i të vdekurve në 35.031, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 54.894 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3,53 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 3.080, treguan shifrat e fundit.

Mbi 42,82 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 318.217 gjatë ditës së kaluar. /Insajderi.com