Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 30.021 raste të tjera të Coronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 1.281 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3,17 milionë, transmeton Insajderi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave është rritur në 30.923, me 151 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithashtu, 18.892 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2,9 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 37,65 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 223.214 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.886.
Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 14,65 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 8,2 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 6,4 milionë dozat e dyta. /Insajderi.com