Turqia shënon 181 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia shënon 181 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia raportoi 9.537 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 1.103 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti tejkaloi 2,3 milionë me shifrat e fundit, treguan të dhënat, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, 7.902 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në mbi 2,19 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 22.631, me 181 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 168.289 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 26 milionë.

Të dhënat e fundit thonë se numri i pacientëve në gjendje kritike u ul në 2.903.

“Numri i pacientëve në gjendje kritike vazhdon të zvogëlohet. Numri i pacientëve në gjendje kritike ra nën 3 mijë. Masat restriktive kundër COVID-19 japin rezultat”, u shpreh në Twitter ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca. /Insajderi.com