Turqia shënon 193 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia shënon 193 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia raportoi 9.877 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 1.515 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në mbi 2,24 milionë me shifrat e fundit, treguan të dhënat, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, 10.102 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në mbi 2,13 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 21.488, me 193 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 138.941 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në pothuajse 25 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 3.612.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një postim në Twitter tha se arritja e një rënie të përhershme të numrit të rasteve është në duart e njerëzve.

Koca gjithashtu falënderoi popullin për bindjen ndaj masave siç është ora policore për të frenuar përhapjen e virusit.

“Ne nuk mund ta ndalojmë rrjedhën e kohës. Ne mund të ngadalësojmë dhe të ndalojmë përhapjen e sëmundjes. Falënderoj të gjithë qytetarët tanë që me durim u përmbahen kufizimeve dhe masave”, tha ai.

Turqia hyri në orë policore në mbarë vendin duke përfshirë festën tradicionale të Vitit të Ri që nga e enjtja në mbrëmje deri në mëngjesin e 4 janarit, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri. /Insajderi.com