Turqia shënon 193 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia shënon 193 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia regjistroi 32.736 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 6.903 raste simptomatike, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Insajderi.

Rastet e reja simptomatike e kanë çuar totalin e pacientëve në 527.070.

Rreth 4.811 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 423.142, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 193, për të shkuar në 14.509.

Mbi 194 mijë teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 19,33 milionë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 5.703.

“Ambientet më të rrezikshme këto ditë janë vendet e mbyllura dhe të mbushura me njerëz. Mos qëndroni në një shtëpi të mbushur me njerëz. Mbroni veten dhe të dashurit tuaj”, shkroi Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter. /Insajderi.com