
Turqia regjistroi 31.896 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 6.128 raste simptomatike, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Insajderi.
Rastet e reja simptomatike e kanë çuar totalin e pacientëve në 533.198.
Rreth 4.100 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 427.242, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 196, për të shkuar në 14.705.
Pothuajse 179 mijë teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 19,51 milionë.
Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 5.800.
Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në Twitter se ora policore e shpallur në vend javën e kaluar synon vetëm të mbrojë shëndetin publik, raporton Anadolu Agency (AA).
“Të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë dhe të zbatojmë kufizimet”, tha Koca, duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg nga zonat e mbyllura dhe të mbushura me njerëz. /Insajderi.com