Turqia shënon 253 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia shënon 253 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 15.805 raste të tjera dhe 253 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, rastet e reja përfshijnë 2.783 pacientë simptomatikë, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.17 milionë, raporton Anadolu Agency (AA).

Brenda ditës së fundit 21.004 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 2.05 milionë. Numri i vdekjeve nga pandemia po ashtu është rritur në 20.388.

Autoritetet shëndetësore turke gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 183.117 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer mbi 24.14 milionë teste.

Numri i pacientëve të prekur nga COVID-19, që janë në gjendje kritike, aktualisht është 4.191.

Në llogarinë e tij në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se është regjistruar një rënie në numrin e rasteve aktive me COVID-19 dhe në numrin e pacientëve në gjendje kritike.

“Kufizimet po ndihmojnë. Ne duhet të ndjekim me durim masat derisa të kemi rezultate nga vaksina”, shkroi Koca. /Insajderi.com