Turqia shënon 254 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia shënon 254 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia raportoi 15.692 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 2.612 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 2.194.272 me shifrat e fundit, treguan të dhënat.

Ndërkaq, 20.192 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 2.078.629, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 20.642, me 254 viktima të reja, raporton Anadolu Agency (AA).

Në gjithë vendin janë kryer 184.415 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 24,3 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 4.098.

“Numri i pacientëve në gjendje kritike dhe në kujdes intensiv vazhdon të bie. Shpresoj që kjo situatë të reflektojë edhe në numrin e të vdekurve së shpejti”, shkroi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në Twitter. /Insajderi.com