Turqia shënon mbi 21 mijë raste të reja me Coronavirus

Turqia shënon mbi 21 mijë raste të reja me Coronavirus

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 21.030 raste të tjera të Coronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 934 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2,97 milionë, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave është rritur në 29.864, me 87 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu, 18.119 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2,78 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 35,97 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 187.859 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.547.

Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 13 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 8 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 5 milionë dozat e dyta. /Insajderi.com