Fondacioni Fetar i Turqisë, ka siguruar rreth 40 ton ushqim për 1,500 familje në provincën Afar të Etiopisë verilindore.
Në janar, autoritetet e Etiopisë thanë se 5.6 milionë njerëz në vendet e regjionit të Bririt të Afrikës kishin nevojë të madhe për furnizime emergjente pas thatësirës në disa pjesë të vendit, të banuara kryesisht nga barinjtë e bagëtive.
Menaxheri i projektit të fondacionit, Yuksel Sezgin, i tha agjencisë Anadolu se drejtoria gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit ishte duke ofruar ndihmë ushqimore në 65 vende dhe 278 rajone.
Sezgin tha se krahina e Afar kishte pësuar keq për shkak të thatësirës së fundit në rajon dhe shtoi se njerëzit ishin shumë mirënjohës ndaj Turqisë për ndihmën ushqimore.
“Njerëzit thonë se janë të kënaqur kur shohin se vëllezërit e tyre myslimanë turq janë me tagjitë Ramazanit”, tha ai.
Fondacioni Fetar i Turqisë kishte dërguar edhe 160 tonë furnizime emergjente me ushqim për 5 mijë familje një muaj më parë. /Insajderi.com