Turqia zyrtarisht është tërhequr nga Konventa e Stambollit.
Konventa e nënshkruar në vitin 2011 synonte luftimin e dhunës në familje e sidomos të grave.
Kjo ka bërë që dhjetëra organizata për të drejtat e grave në Turqi të protestojnë kundër institucioneve.
“Ne do të vazhdojmë luftën tonë,” tha të mërkurën Canan Gullu, presidente e Federatës së Shoqatave të Grave Turke, transmeton Reuters.
Sipas qeverisë konservatore, kjo konventë minon rolin e familjes dhe promovon homoseksualitetin.
Një qasje e tillë e Turqisë është kritikuar nga perëndimi.
Turqiai si Republikë demokratike ishte shpallur shtet nga Mustafa Qemail Ataturk në vitin 1923.
Ishte një ndarje ndërmjet trashëgimisë otomane dhe Turqinë moderne sekulariste.
Gjatë shekullit të kaluar në Turqi ndodhën tri grusht-shtete, nga ushtria që pretendon ta ruajë laicitetin shtetëror turk.
Një i ngjashëm dështoi gjashtë vite më parë. /Insajderi.com