Tusk: Brexit-i pa marrëveshje më i besueshëm se kurrë më parë

Bisedimet intensive në mes të Londrës dhe Brukselit gjatë fundjavës përsëri ngecin rreth çështjes së kufirit me Irlandën.

Tusk: Brexit-i pa marrëveshje më i besueshëm se kurrë më parë

Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk ka thënë se 27 vende të cilat do të mbesin ë Bashkimin Evropian pas daljes së Britanisë së Madhe duhet të jenë të gatshme për Brexit-in pa marrëveshje, gjë që është “skenari më i besueshëm se kurrë më parë”.

Me më pak se gjashtë muaj nga dalja e Britanisë së Madhe, negociatat gjatë fundjavës përsëri ngecën në çështjen e kufirit irlandez, dhe se është thënë se nuk do të vazhdojnë deri në samit më 17 dhe 18 tetor.

Tusk ka thënë se dyja palët duhet të japim gjithë çfarë është e mundur në mënyrë të arrihet marrëveshja, duke shtuar se i ka bërë thirrje kryeministres britanike Theresa May që t’i drejtohet 27-shes të mërkurën mbrëma, ditën e parë të samitit dyditor të BE.

“Fakti se po bëhemi gati për skenar pa marrëveshje nuk duhet, në asnjë mënyrë, të na largojë nga ajo që të bëjmë përpjekje në mënyrë që të arrihet marrëveshja më e mirë e mundur… Të mos heqim dorë”, shkruan në letrën e Tuskut drejtuar liderëve të BE para samitit.

“Më vonë në formatin 27 do të vendosim si do të shkohet tutje me negociata, në bazë të rekomandimeve të negociatorit tonë kryesor Michel Barnier”, ka shpjeguar Tusk.

“U tregua se është më e komplikuar sesa që dikush ka pritur. Megjithatë duhet të shpresojmë edhe më tutje dhe të jemi të vendosur, sepse ekziston vullneti i mirë te të dyja palët që të vazhdohet me negociata”, ka thënë Tusk./Insajderi.com.