Tuzi fiton ndaj Rudarit, i afrohet kreut të tabelës

Tuzi fiton ndaj Rudarit, i afrohet kreut të tabelës

Skuadra shqiptare që bënë gara në elitën e futbollit malazez Decic Tuzi, ka arritur të shënoi fitore të thellë prej 4:1, ndaj malazezëve të Rudar Pljevlja, njofton Insajderi.

Golin e parë e shënoi Ilir Camaj në minutën e 10’ të takimit, Kristijan Vulaj shënoi për 2:0 në minutën e 37’ të takimit, ndërsa për 3:0 shënoi Andjelo Rudovic. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, shënoi përsëri Vulaj për 4:0, në minutën 58’ të takimit. Për mysafirët golin e nderit e shënoi Merdovic, katër minuta para përfundimit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Decic Tuzi, shkon në kuotën e 11 pikëve, në pozitën e dytë, dy pikë më pak si lideri FK Podgorica. /Insajderi.com