TV reporterja zbulon që ka kancer pasi shikuesi vërejti një shenjë në qafën e saj

TV reporterja zbulon që ka kancer pasi shikuesi vërejti një shenjë në qafën e saj

Një reportere televizive nga Florida është diagnostikuar me kancer pasi një shikuese e brengosur e pa një kokërr në qafën e saj dhe e paralajmëroi që mund të ishte tumor.

Victoria Price shkroi në një postim në Twitter që do të hyjë në operacion të hënën për të hequr tumorin nga gjëndrat e saj tiroide, raporton CNN, shkruan Insajderi.

Ngjarja ndodhi gjatë muajit qershor kur një grua e pa Price në TV dhe vërejti një kokërr të dyshimtë në qafën e saj. Gruaja menjëherë i shkroi email Victoria’s.

“Përshëndetje, sapo e pash lajmin tuaj. Ajo që më brengosi është një kokërr në qafën tënde. Të lutem kontrollojë gjëndrat tua tiroide. Ma kujtoi qafën time. Në rastin tim doli të jetë kancer. Kujdesu për veten,” tha gruaja e cila kishte vendosur gjithë këtë tekst në titullin e emailit.

Price tha se ishte i dashuri i saj që e kishte shtyrë të caktonte një takim te mjeku.

“I dashuri im, i cili i di tendencat e mia për të zvogëluar gjërat dhe për të menduar që jam e pamposhtur, më shtyri të marr telefonin dhe të thërras doktorin për të caktuar një vizitë.”

“Nëse nuk do të merrja atë email, kurrë nuk do të vizitohesha nga doktori. Kanceri do të përhapej më shumë. Është një mendim shumë shqetësues. Gjithmonë do të jem falënderues ndaj gruas që më shkroi emailin.”

Price kontaktoi gruan që i shkroi emailin mirëpo ende nuk ka marrë përgjigje./Insajderi.com