Twitter pezulloi llogarinë e “France Libre 24”, një faqe në internet e bërë në dukje si një media franceze që në të vërtetë drejtohet nga aktivistë të së djathtës ekstre" />

Twitter pezullon llogarinë e ekstremit të djathtë francez

Twitter pezullon llogarinë e ekstremit të djathtë francez

Twitter pezulloi llogarinë e “France Libre 24”, një faqe në internet e bërë në dukje si një media franceze që në të vërtetë drejtohet nga aktivistë të së djathtës ekstreme polake, i tha një zëdhënës kompanisë “Politico”, shkruan Shekulli.al, transmeton Koha.net.

Llogaria u pezullua sepse shkelte politikën e spamit të mediave sociale, tha zëdhënësi. Hulumtimi nga “Politico” dhe “EU DisinfoLab”, tregoi se “France Libre 24”, e cila boton lajme mbi politikën dhe çështjet sociale franceze, në të vërtetë drejtohet nga një grup aktivistësh polakë të ekstremit të djathtë, të cilët janë të lidhur me partinë e krahut të djathtë Konfederacja dhe ish-eurodeputeten Janusz Korwin-Mikke.

Sipas manipulimit të platformës së Twitter dhe politikës së spamit, media sociale nuk mund të përdoret “për t’u përfshirë në një aktivitet me qëllime negative, agresive ose mashtruese, që mashtron të tjerët dhe/ose prish përvojën e tyre”.

Facebook nuk pranoi të komentojë nëse faqja “France Libre 24”, shkel kushtet e saj të shërbimit. Një prej investitorëve polakë të platformës i tha Agence France-Presse se po mendonin të krijonin një portal të ngjashëm në Shtetet e Bashkuara, “ku tregu është më i madh dhe gjuha është më e arritshme”.