Tyson Fury “thumbon” Joshuan dhe tallet me Klitschkon [foto]

Tyson Fury “thumbon” Joshuan dhe tallet me Klitschkon [foto]

Tyson Fury ka gjuajtur dy zogj me një gur. Boksieri britanik, ish-kampion i botës, ka reaguar pas fitores së Anthony Joshuas ndaj Wladimir Klitschkos.

Fury e ka quajtur “një ndeshje për jetë a vdekje” atë të Joshuas kundër Klitschkos, derisa është tallur me boksierin ukrainas, duke thënë se “unë atë e mposhta duke kërcyer”.

Në një reagim në Twitter, Fury ka treguar mos respekt për Klitschkon, raporton Insajderi.

“Të lumtë Anthony Joshua ndeshje e mirë. Ti kishe jetë a vdekje me Klitschkon ndërsa unë luajta lojën ‘le të kërcejmë’ me këtë djalin”, ka shkruar Fury, duke iu referuar me termin “djalë” ukrainasit Klitschko.

Fury e kishte mposhtur Klitschkon para dy vitesh në Gjermani, me vendim unanim të gjyqtarëve. /Insajderi.com