U-21 dalin negativ në test – Gati ndaj Anglisë

U-21 dalin negativ në test – Gati ndaj Anglisë

Kombëtarja U21 do ta zhvillojë nesër ndeshjen kundër Anglisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi për këtë ndeshje ka grumbulluar edhe dy futbollistë nga lista paraprake, portierin Ardit Nika dhe mesfushorin Qëndrim Zyba, thuhet në njoftimin e FFK-së, transmeton Insajderi.

Lajm i mire është se të gjithë futbollistët dhe stafi i Kombëtares U21, kanë rezultuar negativ në testin e kryer për Covid 19 dhe tani janë plotësisht të fokusuar për t’u paraqitur sa më mirë kundër anglezëve, që është një nga ekipet më të forta në botë.

Sonte Kombëtarja U21 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 17:30, derisa paraprakisht përzgjedhësi Prekazi dhe Eris Abedini do të flasin për mediat në prag të kësaj sfide të rëndësishme./Insajderi.com.