U akuzua se po shan Dardanët – reagon Kololli

U akuzua se po shan Dardanët – reagon Kololli

Disa mediume, kanë raportuar se lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, është parë duke sharë tifo grupin e Kosovës “Dardanët”, tek sa ata kishin dalë në kufi me Maqedoninë, për të dhënë përkrahjen e tyre lojtarët.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i tifo grupit “Dardanët” dhe i vet lojtarit.

“Nëse nuk dëgjoni mirë, blejini një aparat. Unë po këndoj me tifozët dhe po e përsëris këngën e tyre” –  ka thënë Kololli, transmeton Insajderi.

“Mediat të cilat kan postuar një video të Benjamin Kolollit, ju lutemi t’i largoni, si dhe tifozët mos ti besojnë këtyre lajmeve. Bengji së bashku me pjesën tjetër të autobusit këndonin së bashku me ne.”, thuhet në reagimin  “Dardanëve”.

Të enjten (8 tetor) me fillim nga ora 20:45 në Arena ‘Todor Proeski’ në Shkup, Maqedonia e Veriut dhe Kosova zhvillojnë përballjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Kombeve, në kërkim të një shansi për të luajtur në Kampionatin Evropian./Insajderi.com.