U befasuan nga Greqia, reagon trajneri Spanjës

U befasuan nga Greqia, reagon trajneri Spanjës

Spanja befasoi të enjten duke barazuar 1 me 1 me Greqinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2020”.

Trajneri i kësaj kombëtareje, Luis Enrique,  ka treguar arsyen se pse Spanja nuk mori pikët e plota.

“Nuk rrezikuam aq shumë dhe prandaj na kushtoi në fund. Nuk kishim dëshirë për të ndryshuar diçka në fazën e sulmit”, tha ai.

Spanja me 31 mars do ta pres në Sevilla kombëtaren tonë, Kosovën.

Dardanët synojnë t’i befasojnë tri herë kampionët e Evropës dhe një herë kampionët e botës. /Insajderi.com