
Raymond Domenech drejt shkarkimit nga skuadra franceze e Nantes, nga ku e nisi këtë aventurë përpara një muaji në Ligue 1, njofton Insajderi.
Vetëm shtatë ndeshje në kampionat, thuhet se do të zgjasë aventura e teknikut të njohur dhe me skuadrën e “kanarinave” drejt rënies për në Ligue 2, sipas asaj që raporton “ANSA”, ish-trajneri i kombëtares së Francës pritet të shkarkohet në orët në vijim, pasi skuadra e tij në Kupën e Francës pësoi një disfatë në shtëpi nga Lens me rezultatin 2-4.
Pas kësaj humbje klubi i njohur francez mund të marrë vendimin e shkarkimit të Domenech i cili duket se i ka orët e numëruara. /Insajderi.com