Avokatja 40 vjeçare nga Shën Petersburgu ka humbur jetën në mënyrë tragjike kur para fëmijëve të saj u hodh në një gropë të hapur në liqenin e ngrirë.
Ana Uskova, synonte të zhytej në ujëra për të përfunduar disa rite fetare, në një traditë të ndjekur çdo vit nga qindra mijëra besimtarë rusë.
Njerëzit besojnë se uji i bekuar për ceremoninë vjetore ka veti të veçanta shëruese.
Disa njerëz hyjnë vetë në ujërat e akullta, ndërsa të tjerë shpesh marrin pjesë në festë në grupe ndërsa kujtonin pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan.
Temperaturat në ato momente ishin minus 5 gradë, kur edhe Ana përfundoi në liqen,
Ajo ishte me një kostum të zi noti dhe është pare duke u kryqëzuar përpara se të mbante hundën dhe të hidhej.
Sipas mediave, i biri i saj 10-vjeçar dhe vajza 14-vjeçe, panë momentet e saj të fundit para se e ëma e tyre të zhdukej nën akull.