U izolua nga shtetet fqinje, Katari kërkon ndihmë për ushqim nga dy shtete

U izolua nga shtetet fqinje, Katari kërkon ndihmë për ushqim nga dy shtete

Dy ditë pas shkëputjes së furnizuesve të saj më të mëdhenj, këputjen e lidhjeve tregtare dhe marrëdhënieve diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, Katari, po bisedon me Iranin dhe Turqinë për të siguruar ushqim dhe furnizim të ujit.

Një zyrtar i qeverisë së Katarit, ka konfirmuar se shteti arab është në kërkim të partnerëve për importin e mallrave.

“Ne jemi në bisedime me Turqinë dhe Iranin dhe vendet e tjera”, tha zyrtari për agjencinë e lajmeve Reuters, në mënyrë anonime për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, duke shtuar se furnizimet do të silleshin përmes fluturimeve të ngarkesave Qatar Airways.

Zyrtari tha se në Katar kishte furnizime të mjaftueshme gruri për të kaluar katër javë dhe se qeveria kishte gjithashtu rezerva të mëdha strategjike ushqimore në Doha.

Kreu i organit kryesor tregtar të eksportit të Turqisë u tha Reuters, se të mërkurën eksportuesit turq janë gati të plotësojnë kërkesën për ushqim dhe ujë nga Katari.

Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) dhe Bahrejni shkëputën marrëdhëniet me Katarin dhe mbyllën hapësirën ajrore të tyre në fluturimet komerciale të hënën, duke e akuzuar atë për financimin e grupeve militante. Katari fuqishëm mohon akuzat.

Kjo është ndarja më e keqe midis shteteve më të fuqishme arabe për dekada.

Masat që izolojnë Katarin janë ndërprerja e tregtisë së mallrave nga nafta bruto deri në metale dhe ushqim.

Importet e ushqimit kanë pasur ndryshime pasi që Arabia Saudite ka mbyllur kufirin tokësor me Katarin, duke ngecur  mijëra kamionë që transportojnë furnizime.