U larguan nga jeta mbretërore, shoku i Harryt zbulon shkakun pse Princi dhe Meghan morën vendimin drastik

U larguan nga jeta mbretërore, shoku i Harryt zbulon shkakun pse Princi dhe Meghan morën vendimin drastik

Së fundmi, Princi Harry dhe Meghan Markle vendosën të largohen nga jeta mbretërore dhe Anglia për të bërë një jetë më vete.

Ata deklaruan përmes një postimi në rrjetet sociale se do të jetojnë në Amerikën e Veriut dhe do të jenë financiarisht të pavarur.

Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga familja mbretërore. Së fundmi, shoku i Princit Harry, Tom Bradby, ka zbuluar arsyen e vërtetë pse Harry ka hequr dorë nga roli mbretëror.

Sipas tij, Harry kishte disa kohë që ndihej i përjashtuar nga Pallati Mbretëror dhe për këtë arsye, ai ka vendosur të tërhiqej përfundimisht.