Shumë votues në zgjedhjet e këtij viti në ShBA u përballën me radhë të gjata të njerëzve që prisnin të votonin.
Në këtë vit që shënoi edhe rekord të votave, disa amerikanë pritën deri në 11 orë për të dhënë votën e tyre, njofton Insajderi.
“Pizza to the Polls” (Pica për votuesit), një organizatë jofitimprurëse, jopartiake u themelua në vitin 2016 me misionin për të ushqyer votuesit e uritur që presin në radhë për të votuar. Këtë vit, grupi grumbulloi më shumë se 1.4 milion dollarë për të dërguar më shumë se 66,000 pica për votuesit në të gjithë vendin.
Këtë vit, grupi grumbulloi më shumë se 1.4 milion dollarë për të dërguar më shumë se 66,000 pica për votuesit në të gjithë vendin. Bashkëthemeluesit Scott Duncombe, Noah Manger dhe Katie Harlow, nga Oregon, donin të ndihmonin. Në vetëm disa orë, “Pizza to the Polls” u krijua me një vegël Twitter, një faqe në internet dhe një plan ambicioz për të ushqyer votuesit në të gjithë vendin. Qëllimi i tyre ishte thjesht: “Jepni pica njerëzve. Jepni njerëzve në shtëpi një mënyrë për të ndihmuar”.
Pasi grupi dorëzoi picat e tyre të para, reagimet ishin jashtëzakonisht pozitive. /Insajderi.com
Burimi: Insider