U mposht nga Fury, Wilderi pranon këtë mesazh nga Mayweatheri

U mposht nga Fury, Wilderi pranon këtë mesazh nga Mayweatheri

Deontay Wilder u përfshi nga shumë kritika ditën e shtunë, pas humbjes nga Tyson Fury, por Floyd Mayweather ka dalë në mbrojtje të ish-kampionit të botës.

Duke hyrë në ring, Wilder ishte me presion në kokë se duhet ta mbrojë me çdo kusht titullin e tij.

Por, Fury e mposhti duke i marrë titullin e WBC-së, me nokaut teknik (TKO) pas 7 rundeve.

Floyd Mayweather e vlerësoi lartë punën e Wilderit, pasi të gjithë e kritikuan atë.

“Deontay është vëllai ynë që ka realizuar shumë triumfe dhe ne duhet të gjithë të lartësohemi dhe mbështesni atë të gjithë. Pavarësisht se çfarë, ju jeni akoma një fitues në sytë e mi, Mbret”, u shpreh Mayweather.