U shfaq në transmetim e sëmurë në kohë pandemie, Fox News pushon gazetaren nga puna

U shfaq në transmetim e sëmurë në kohë pandemie, Fox News pushon gazetaren nga puna

Fox News ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhënien e punës me prezantuesen e “Fox & Friends First” Heather Childers, e cila krijoi polemika pasi shkoi në punë edhe pse ishte e sëmurë. Bëhet fjalë për muajin mars, kur pandemia sapo kishte shpërthyer në SHBA, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Fox & Friends First's' Heather Childers talks neck surgery | Charlotte  Observer

“Fox News dhe Heather Childers kanë ndërprerë marrëdhënien,” -konfirmoi zëdhënësi i Fox News, Caley Cronin, i cili tha se i stafi i uron asaj gjithë të mirat, ndërsa nuk dha detaje shtesë.

Heather Childers e cila ka qenë prezantuesja e mëngjesit në Fox që nga viti 2012, iu kërkua të qëndronte në shtëpi pasi u sëmur më 18 mars, ndërsa ajo këmbëngulte se nuk kishte coronavirus. Ajo u rikthye për të punuar përsëri ditën tjetër, duke u dërguar sërish në shtëpi pasi dukej qartë edhe në kamera që ishte sëmurë. Pas kësaj here, prezantuesja nuk u rikthye më në transmetim.

Në disa postime në Twitter më 27 mars, Childers pranoi se kishte kollë dhe teshtima një javë më parë, teksa ishte në transmetim, por mohoi të kishte simptoma të tjera të COVID-19.

“Unë shkova për t’u vizituar në një doktor dhe mjeku më tha se gjithçka ishte normale”, shkroi ajo.

Tri ditë më vonë, prezantuesja postoi një video me rezultatet e saj negative të COVID-19, duke njoftuar se nuk ishte prekur nga coronavirus-i. Ajo shtoi se kur kishte shkuar në punë nuk ndihej e sëmurë dhe nuk kishte asnjë shqetësim.

Ajo i kërkoi publikisht në Twitter presidentit Trump leje për t’u rikthyer në punë, pasi ishte mirë dhe negative ndaj Covid-19. Megjithatë duket se nuk ka kthim pas të vendimit të Fox News për ta pushuar nga puna. /Insajderi.com

Heather Childers, Fox News Anchor, Speaks to Spine Health About Her Neck  Surgery