Uashingtoni dhe Londra nënshkruajnë marrëveshjen për tregti të lirë

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson janë marrë vesh të lidhin marrëveshje për tregti të lirë në mes dy shteteve deri në korrik 2020, shkruan gazeta “Sun” duke u thirrur në një zyrtar të lartë britanik.

Uashingtoni dhe Londra nënshkruajnë marrëveshjen për tregti të lirë

“Ekziston vullneti politik i dyja palëve të lidhet marrëveshja deri në korrik”, ka thënë burimi anonim.

Zgjedhja e afatit është diktuar me rreziqet të lidhura me zgjedhjet presidenciale në SHBA të cilat do të mbahen në vjeshtë të vitit 2020. Pa marrë parasysh këtë, rëndësia e lidhjes së marrëveshjes qysh moti po shqyrtohet. Negociatat zyrtare mund të fillojnë vetëm pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, pretendon gazeta.

Marrëveshja për tregti të lirë me Britaninë e Madhe mund të jetë marrëveshja më e madhe të cilën SHBA e kanë nënshkruar me ndonjë shtet, shkruan “Sun”.

SHBA presin që pas marrëveshjes të vijë deri te zvogëlimi i doganave në prodhim të çelikut, si dhe zvogëlimi apo heqja e taksës digjitale për korporatat më të mëdha teknologjike. Nga ana tjetër Britania e Madhe shpreson se do të ketë qasje në tregun amerikan të shërbimeve financiare.

Kah fundi i gushtit, Johnson ka deklaruar se SHBA janë të gatshëm të lidhin marrëveshje në vitin e ardhshëm./Insajderi.com.