Uashingtoni pret leje nga Bagdadi për vendosjen sistemeve antiraketore “Patriot”

SHBA-ja pret dritën e gjelbër nga qeveria irakiane për vendosjen e sistemeve antiraketore “Patriot”, në bazat e përdorura nga ushtria amerikane në Irak, shënjestra të raketave iraniane, theksoi sot kreu i Pentagonit, Mark Esper.

Uashingtoni pret  leje nga Bagdadi për vendosjen sistemeve antiraketore “Patriot”

Si kundërpërgjigje për eliminimin nga Uashingtoni të gjeneralit, Qassem Soleimani në Bagdat, Irani ka goditur me 11 raketa bazën ajrore të Ain al-Assad dhe atë të Erbilit, ku ndodheshin disa prej 5 200 ushtarëve amerikanë të vendosur në Irak.

Asnjë ushtar nuk është vrarë, por dhjetëra prej tyre kanë qenë viktima të tronditjeve në kokë si pasojë e shpërthimeve të fuqishme dhe Uashingtoni kërkon tashmë t’i mbrojë më mirë këto baza duke vendosur aty sisteme mbrojtëse antiajrore “Patriot”.