fbpx

Udhëtaren e zuri gjumi në aeroplan, ky ishte destinacioni kur u zgjua

Udhëtaren e zuri gjumi në aeroplan, ky ishte destinacioni kur u zgjua

Në të ftohtë, errësirë dhe pa pasur mundësinë që të komunikojë, kjo është fatkeqësia që i ndodhi një pasagjereje në bordin e një avioni të “Air Canada” në fluturim nga qyteti i Kebekut në Toronto.

Tiffani Adams e kishte zënë gjumi në sediljen e rradhës së fundit dhe kur avioni zbriti, personeli i bordit, për arsye ende për t’u shpjeguar, nuk e vuri aspak re.

Pasi të gjithë pasagjerët dolën, avioni qëndroi i parkuar në aeroportin ndërkombëtar të Torontos, sigurisht me të gjitha pajisjet e fikura.

Gruaja u zgjua me rripin e sigurisë të vendosur, në të ftohtë dhe erësirë.

“Ishte sikur të isha në një ëndërr të keqe”, tha ajo duke shtuar se telefonit të saj i kishte rënë krejtësisht bateria dhe nuk kishte mundësi ta mbushte, për pasojë nuk mund të telefononte asnjë, përcjell Atsh.

Dukë kërkuar në kabinën e pilotimit, ajo gjeti një fener dhe kështu filloi të bëjë sinjale nga dritarja.

Për fat të mirë një prej kujdestarëve të bagazheve vuri re dritën e avionit dhe hapi derën.