Udhëtimet vdekjeprurëse në Republikën e Kongos- zhduken 150 njerëz

Udhëtimet vdekjeprurëse në Republikën e Kongos- zhduken 150 njerëz

150 njerëz janë zhdukur si pasoj e fundosjes së një barke në Republikën e Kongos, shkruan Insajderi.

Barka me motor besohet të ketë pasur shumë udhëtarë në bord të cilët rregullisht për në qendrën e qytetit të Gomës.

Aksidenti ka ndodhur në liqenin Kivu.

Presidenti i vendit, Felix Tshisekedi, ka folur për këtë rast ku ka shprehur pikëllimin  e tij për tragjedinë.

Ai shprehi ngushëllimet e tij familjeve të prekura nga ky rast dhe tha se do të dënoheshin fajtorët.

Policia lokale ka thënë se 35 njerëz ishin shpëtuar dhe 4 trupa të vdekur janë gjetur që kur barka u fundos të hënën në mbrëmje.

Ata thanë se autoritetet duhet të rrisin vëzhgimin për barkat e stërmbushura më njerëz, të cilët shpesh kontribuojnë në aksidente fatale.

Aksidentet e tilla vdekjeprurëse janë të zakonshme në Republikën Demokratike të Kongos, i cili ka shumë pak rrugë të cilat të qojnë në qytetet e mëdha, për këtë arsye mbushen barkat plot njerëz përtej kapacitetit të tyre./Insajderi.com