Udhëtimi inspirues – nga rojtare porte në shërbyese shëndetësore

Një herë rojtare e pastrues në një spital, tash shërbyese shëndetësore në të njëjtin vend. Dikur pastronte shtretërit ku dergjeshin pacientët, tash pastron plagët e tyre. Kjo është amerikanja, Jaines Andrades dhe ky është udhëtimi inspirues i saj.

Udhëtimi inspirues – nga rojtare porte në shërbyese shëndetësore

Jaines Andrades filloi të punonte në një qendër spitalore në Springfield, Massachusetts, si një derëtare, roje tek dera. Por, ajo iu përvesh punës dhe filloi më pas edhe shkollën për motër medicionale dhe tani 10 vjet më vonë është rikthyer si motër medicionale në të njëjtin spital.

“Është vështirë të jesh personi që pastron. Prandaj, nëse do të duhej të kthehesha prapa dhe ta bëja përsëri, do të kthehesha. Ia ka vlejtur kaq shumë”, i tha Andrades CNN-i, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Andrades shkroi rreth këtij udhëtimi që përshkroi nga rojtare tek motër medicionale dhe postoi një foto me ID-të e saj.

Ajo tregoi se udhëtimi i saj filloi kur pranoi një telefonatë për një intervistë. Në atë kohë punonte në një restorant ku shërbehej ushqim i shpejt.

Ajo thotë se gjithmonë ka dashur të ndihmojë njerëzit.

“Edhe nëse isha duke pastruar, përderisa isha afër një pacienti që po trajtohej, kisha aftësinë të përcjellja gjërat se si bëhen. Pastaj mendova se është ide e mirë ta kthej në profesion”.

Pjesa favorite për të në profesionin e shërbyeses mjekësore është qetësimi dhe shërimi i dhimbjeve të pacientëve.

“Thjesht e dua atë raport me njerëzit”, thotë Andrade për CNN, njofton Insajderi.

Ajo shton se tash ndjehet e lumtur, meqë storia e saj po inspiron të tjerët.

“Ndjehem falënderuese dhe e mrekulluar që historia ime po frymëzon njerëzit. Jam kaq e gëzuar. Sikur asgjë tjetër të mos arrija me udhëtimin tim, por veç të shërbeja si inspirim për njerëzit, atëherë ia ka vlejtur./Insajderi.com