
Atalanta ndalet përsëri në barazim, kësaj radhe ndaj Udinese-s në “Dacia Arena” me rezultatin 1-1, njofton Insajderi.
Skuadra e drejtuar nga Gianpiero Gasperini e nisi në mënyrë joë të mirë këtë takim pasi u gjend papritur në disavantazh që në sekondën e 23” me anë të ish-juventinit, Roberto Pereyra.
Barazimi erdhi pa u mbyllur pjesa e parë nga kolumbiani, Luis Muriel, i cili realizoi golin e barazimit në minutën e 44-të të ndeshjes.
Me këtë hap fals, bergamaskët renditen në vendin e gjashtë, me një pikë nga zona e Champions League, e cila është objektivi kryesor për këtë sezon për ‘zikaltërit’. /Insajderi.com